“E hapi xhamin dhe gjuajti”, dëshmitari rrëfen për rastin e plagosjes në Shtërpcë

20:32 | 07 January 2023
Ilustrim

Në Gotovushë të Shtërpcës, të premten u plagosën dy persona, Stefan Stojanoviq 11-vjeçar dhe Millosh Stojanoviq, 21 vjeçar.

Ai i cili dyshohet se kreu këtë akt është A.K nga Gabrica e Kaçanikut, i cili edhe u arrestua pak ore pas ngjarjes.

Cvetko Petroviq i cili ka qenë dëshmitar i rastit, tregon sesi ka ka ndodhut e gjithë ngjarja, raporton T7.

Personi që dërgoi viktimat në Qendrën e Mjeksësisë Familjare në Shtërpcë ishte Milan Kudimiq.

Ai shprehet se nuk di motivet e këtij akti, derisa shton se asnjëherë nuk kanë pasur probleme me fqinjët shqiptar.

Në anën tjetër, familjaret e të dyshuarit refuzuan të flasin për rastin.

Megjithatë, prapa kamerës një nga ta thotë se akti u krye si vetëmbrotje.

Ngjashëm shprehet edhe avokati i të dyshuarit për plagosjen, Naim Ferati. I dyshuari për plagosjen është konfirmuar nga Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj se ka qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Komento: