U ‘harrua’ koronavirusi në Shqipëri, pasi ky vend u godit nga një tërmet.
Një tërmet me magnitudë 3.3 i shkallës rihter sapo ka rënë në Durrës. Edhe pse magnituda ka qenë e vogël lëkundjet janë ndjerë goxha pasi ka qenë me intensitet katër.
Epiqendra ka qenë në deti Adriatik, 21 kilometra larg qytetit të Durrësit dhe 45 kilometra larg Tiranës.
Banorët e Durrësit janë shprehur se i kanë ndjerë lëkundjet të cilat fatmirësisht nuk kanë qenë shumë shqetësuese.