E hëne e vranët, temperaturat arrijnë deri në 24°C

07:56 | 04 Gusht 2025
E hëne e vranët, temperaturat arrijnë deri në 24°C

Gjatë ditës së hënë pritet të mbajë mot i vranët dhe me riga lokale shiu.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 24 gradë Celsius.

“Moti do të jetë i vranët dhe me riga lokale shiu .Reshjet e shiut parashihen të shoqërohen me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale: 14 – 18°C. Temperaturat maksimale: 20-24°C. Era: e lehtë dhe lokalisht e forte nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Komento: