
Reagon Pirlo, tregon nëse Juventusi do ta dënojë Ronaldon pse e hodhi fanellën.
Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka thënë se klubi nuk do ta dënojë Cristiano Ronaldon për hedhjen e fanellës në tokë, pas fitores së bardhezinjve ndaj Genoas të dielën në Serie A.
Sulmuesi portugez dështoi të shënojë gol në fitoren e Juves 3:1 kundër Genoas në Torino dhe ishte dukshëm i mllefosur gjatë pjesës së dytë duke i nxitur bashkëlojtarët e vet ta shërbenin me topa.
Ish-ylli i Real Madridit nuk ia kishte dalë të shënonte në portën boshe nga rreth dy metra në pjesën e parë, duke e qëlluar shtyllën pingule, por Alvaro Morata shënoi nga topi i kthyer për t’i dhënë bardhezinjve epërsinë e dyfishtë.
Ronaldo u largua nga fusha i mllefosur pas përfundimit të ndeshjes, pasi e hodhi në tokë fanellën, pranë portës kundërshtare.
Duke folur pas ndeshjes, Pirlo e pranoi se Ronaldo ishte i tërbuar që nuk shënoi gol.
“Është normale që ai dëshmoi të shënojë gol, posaçërisht kur ndeshja po komplikohej, sepse ai është kampion dhe gjithmonë dëshiron të lërë shenja”, tha Pirlo pas ndeshjes.
Ai konfirmoi po ashtu se klubi nuk do ta gjobisë Ronaldon.
“Jo, nuk besoj. Ai ishte i zemëruar, siç ndodh edhe me lojtarët e tjerë. Ndeshja kishte mbaruar dhe