E humbi babain në moshën e re, Beatrix emocion të gjithë me postimin e fundit

17:55 | 10 Tetor 2021

Beatrix Ramosaj, është njëra nga vajzat më aktive në rrjetet sociale.

Beatrix Ramosaj ka prekur të gjithë me postimet e saj të fundit në Instagram.

Këngëtarja e njohur ka treguar se sot janë bërë 11 vite që kur babai i saj u nda nga jeta.

“Na mungon shumë ai. Thirre babanë tënd dhe tregoi atij se ti e do atë. Sot me 10 tetor, bëhen 11 vite që kur humba babanë tim të dashur. Vazhdo të pushosh në paqe baba,” shkroi ajo në mbishkrimin e fotografive.

Fotografitë janë të rralla nga fëmijëria e hershme e Trixës ku shihet bashkë me prindërit dhe vëllain Albanin.

Komento: