E jashtëzakonshme: Mjekët përdorin dritën e telefonit për të larguar tumorin e një pacienti

20:58 | 29 January 2020

Mjekët përdorën dritën e telefonit për të larguar tumorin e një pacienti.

Pamje të jashtëzakonshme janë këto, kur disa neurokirurgë përdorin dritën e telefonit pasi që ndërpritet rryma.

Ndërhyrja kirurgjike në fjalë ka ndodhur në Spitalin Barros Luco Trudeau në San Migel, Kili.

Pacienti po operohej për tumor në kokë.

Zyrtari i këtij spitali ka thënë se gjeneratori që ndizet automatikisht në këso momente dështoi.

Ai tregoi se familjarët ishin informuar për incidentin pasi që operacioni përfundoi me sukses.

Raportimet thonë se kirurgët në këtë spital janë në grevë pasi që tani kërkojnë të ju plotësohen kushtet elementare për punë.

Komento: