“E ka bukë me djathë…”/ Xhodi për Keijsin: Shitet për klikime, nuk ka asnjë vlerë…

14:26 | 24 Janar 2026
“e-ka-buke-me-djathe…”/-xhodi-per-keijsin:-shitet-per-klikime,-nuk-ka-asnje-vlere…

Xhodi

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Xhodi Skura, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.

Ajo ka folur rreth rrugëtimit të saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, si dhe ka komentuar banorët e tjerë.

E pyetur se cili banor brenda shtëpisë së BBV nuk ka vlera, Xhodi është përgjigjur duke thënë: “Një ndër to, mendoj se është kryesori, Keijsi.

Sipas saj, personazhet që shkojnë tek emisioni i dashurisë, “Për’puthen”, e kanë “bukë me djathë” pastaj “Big Brother”.

Xhodi shtoi se ajo personalisht nuk do të zgjidhte të bëhej pjesë e një emisioni që të njihte djem, pasi do ketë mijëra njerëz që do e shohin.

“Pa dashur të prek pjesën se nga cili emision vjen, për mua nuk ka të bëjë fare. Kemi parë që ka patur personazhe të tjerë që kanë dalë nga “Për’puthen” dhe kanë ditur të tregojnë veten dhe të tregojnë aftësitë e veta. Për sa i përket lojës së tij dhe personazhit që ka krijuar, ai dëshiron famën më shumë se çdo gjë tjetër. Shet gjithë personazhin e tij të trilluar vetëm për disa klikime, për të pasur një vëmendje më të madhe. Unë e vlerësoj si emision, por mendoj se kush futet në “Për’puthen”, e ka ‘bukë me djathë’ “Big Brother”. Ti vjen nga një emision ku njihesh me shumë personazhe, në aspektin e dashurisë. Është një trampolinë, është një stërvitje shumë e madhe, si për vajzat, si për djemtë. Personalisht nuk do zgjidhja të bëhesha pjesë e një emisioni që të njihja djem, me mijëra njerëz duke më parë. Kështu që mendoj se duhet të jesh shumë i fortë për ta përballuar si program”, tha ish-banorja e “Big Brother VIP 5”.

comment

Komento: