Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën.
Derisa Kosova pritet ta vazhdojë luftën ndaj koronavirusit me masa të reja shtesë, numri i të vdekurve nga koronavirusi në New York është rritur në mbi 10.000.
E sipas raporteve të regjistruara nga Universiteti John Hopkins, rastet globale të rezultuara pozitiv nga Covid-19, prekin shifrën në 2 milion, njofton Klan Kosova.
Franca dhe India kanë zgjatur bllokimet e tyre deri në maj ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai nuk do ta shkarkojë ekspertin e tij të lartë për sëmundjet infektive.
Qeveria Federale në SHBA, ka marrë si synim mbështetjen e “pakalueshme” të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në tregjet e lagështa dhe thotë se kufizimet e Australisë nuk do të lehtësohen në të ardhmen e afërt.