E kalon 2 milionëshin numri i të infektuarve me koronavirus në gjithë botën

08:14 | 14 Prill 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën.

Derisa Kosova pritet ta vazhdojë luftën ndaj koronavirusit me masa të reja shtesë, numri i të vdekurve nga koronavirusi në New York është rritur në mbi 10.000.

E sipas raporteve të regjistruara nga Universiteti John Hopkins, rastet globale të rezultuara pozitiv nga Covid-19, prekin shifrën në 2 milion, njofton Klan Kosova.

Franca dhe India kanë zgjatur bllokimet e tyre deri në maj ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai nuk do ta shkarkojë ekspertin e tij të lartë për sëmundjet infektive.

Qeveria Federale në SHBA, ka marrë si synim mbështetjen e “pakalueshme” të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në tregjet e lagështa dhe thotë se kufizimet e Australisë nuk do të lehtësohen në të ardhmen e afërt.

Komento: