“E kam njohur Naim Murselin”, Kusari-Lila flet për rastin tragjik që tronditi Kosovën

22:49 | 06 Dhjetor 2023
“e-kam-njohur-naim-murselin”,-kusari-lila-flet-per-rastin-tragjik-qe-tronditi-kosoven

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur lidhur me ngjarjen tragjike që tronditin Kosovën.

Ajo thotë se ka pasur rastin të njoh Naim Murselin në periudhën kur ajo ishte zgjedhur kryetare e Gjakovës.

“Unë e kam njohur Naim Murselin shumë shkurt, në periudhën kur jam zgjedhur në krye të Gjakovës”, ka thënë ajo në emisionin Context.

“Parandalimi më shumë se sa veprimi është shumë i rëndësishëm. Me krejt çka po ndodh pastaj, asgjë nuk e kthen Liridonën në Jetë. Liridona e shkretë e mori vesh që u tradhtua në fund nga njeriu i saj”, është shprehur tutje Kusari-Lila duke kërkuar që ky rast të trajtohet me seriozitetin maksimal./Front Online

 

Komento: