E kanë në “radar” gjithë skuadrat, ylli i madh e do Milanin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E kanë në “radar” gjithë skuadrat, ylli i madh e do Milanin

23:21 | 05 Shkurt 2019

Sipas asaj që është raportuar nga A Bola, AC Milan, Arsenal dhe Watford janë të gjithë duke e përcjell nga afër yllin Algjerian të Portos, Yacine Brahimi.

Kontrata e Brahimit me ekipin e Ligës së Portugalisë skadon në verën e vitit 2019 dhe prandaj Algjeriani është në dispozicion në një transferim të lirë përcjell ORAinfo.

AC Milan e sheh Brahimin si mundësi të mirë për të rritur forcën sulmuese në cilësinë e Ligës së Kampionëve; ndërsa Arsenal shikojnë Brahimin si një zëvendësim të mundshëm për Welbeck dhe Mkhitaryan të cilët po plaken.

Së fundi, Watford mund të lëvizë për Brahimin në rast se Gerard Deulofeu largohet nga klubi; Spanjolli ka bërë të ditur se dëshiron të transferohet te Milano gjatë janarit./ORAinfo/

Komento: