
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se kanosi dhe tentoi ta sulmoi fizikisht një grua në një bankë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, më 15.04.2026 në ora 16:10.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në objektin e bankës, i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht”, thuhet në raport.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit fillimisht është dërguar në psikiatri (me probleme mendore), pastaj është dërguar në mbajtje.