E “kap barku” lojtarin e Stuttgartit gjatë ndeshjes, vrapoi drejt tualetit dhe nuk u kthye më në fushë

12:58 | 04 Maj 2023

Lojtarin e Stuttgart e “kap barku” gjatë ndeshjes, vrapoi drejt tualetit dhe nuk u kthye më në fushë.

Lojtari i Stuttgartit, Waldermar Anton bëri një dalje të papritur në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë kundër Eintracht Frankfurtit.

Ylli i klubit gjerman raportohet se ka pasur probleme me stomak dhe vrapoi drejt tualetit duke mos u kthyer më në fushë, njofton Bild, transmeton lajmi.net.

Anton që u paraqit në fushë kundër Frankfurtit por kërkoi zëvendësim pas një ore lojë.

Gazeta gjermane pretendon se Anton shkoi në tualet pas sprintit të tij të shpejtë në fushë.

Anton thuhet se e humbi edhe seancën stërvitore para kësaj sfide për shkak të problemeve me stomak.

Këtë e ka pranuar edhe trajneri i Stuttgartit, Sebastian Hoeneb në konferencë për media.

“Fatkeqësisht, Anton vuri re shqetësimin e stomakut që pati dje. Gjatë lojës ai nuk mundi të vazhdonte më” – tha ai.

Stuttgarti pësoi humbje 2:3 nga Frankfurti, me këta të fundit që u kualifikuan në finale të Kupës së Gjermanisë.

Komento: