“E kemi organizu Task Forcën me Policinë e Kosovës” – Bulliqi për ozurpimin e hapësirave publike nga taksit ilegal

09:30 | 14 Korrik 2026
“e-kemi-organizu-task-forcen-me-policine-e-kosoves”-–-bulliqi-per-ozurpimin-e-hapesirave-publike-nga-taksit-ilegal

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se institucionet komunale kanë organizuar dhjetëra aksione të përbashkëta me Policinë e Kosovës dhe Inspektoriatin për të luftuar fenomenin e taksive ilegale.

Sipas tij, problemi mbetet kompleks, pasi taksitë ilegale jo vetëm që pengojnë qarkullimin e automjeteve në zonat ku operojnë, por krijojnë vështirësi edhe për qytetarët.

“Është me dhjetra herë që kemi organizu Task Forcën me Policinë e Kosovës me Inspektoriatin për taksit ilegal, por është një çështje bukur komplekse, për arsye se të njëjtit po e pengojnë qarkullimin e automjeteve në atë pjesë dhe po paraqesin pengesa edhe për qytetarët. Në anën tjetër, qytetarët kanë nevojë për ato shërbime dhe shpeshherë i shfrytëzojnë. Është një çështje për të cilën jemi duke u munduar të bëjmë një zgjidhje”, tha Bulliqi.

Ai theksoi se Komuna, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, do të vazhdojë angazhimin për të gjetur një zgjidhje që do të adresojë këtë problem, duke marrë parasysh edhe nevojat e qytetarëve për shërbimet e transportit./Gazeta10

Komento: