Gresa Pallaska është një ndër aktoret më të njohura shqiptare, e që arriti që profesionin e saj ta zhvillojë edhe jashtë kufijve kombëtarë.
Në publikun shqiptar u bë e njohur që në paraqitjen e parë në skenë, mirëpo, me rolin e ‘Rabisë’ u bë edhe më e njohur e më e pëlqyer se sa që ishte, shkruan ORAinfo.
Gresa është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet.
Ajo sot ka ditëlindjen, e këtë e ka treguar faqja e serialit në të cilin ajo luan.
Ndër të tjera, kjo faqe tregoi se Gresa sot feston ditëlindjen e 37-të.
Edhe pse ka mbushur kaq vite, Gresa vazhdon të duket si 20 vjeҫare./ORAinfo/