E kërcënuan me armë dhe thikë – hajnat e rrahin dhe i vjedhin një personi telefonin dhe 250 euro

08:36 | 13 Janar 2024
e-kercenuan-me-arme-dhe-thike-–-hajnat-e-rrahin-dhe-i-vjedhin-nje-personi-telefonin-dhe-250-euro

Një rast i grabitjes ka ndodhur mbrëmë, pak para mesnate në Fushë Kosovë.

Një viktimë ka raportuar në polici se derisa ishte duke drejtuar veturën, tre persona të maskuar, duke e kërcënuar me armë dhe thikë e kanë sulmuar fizikisht.

Sipas viktimës, hajnat kanë i kanë grabitur një telefon dhe 250 euro, për t’u larguar në drejtim të panjohur.

Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se rasti po hetohet./Front Online

Komento: