E kërkoi Manchester United, yllin nga Serie A po transferohet në Arsenal – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E kërkoi Manchester United, yllin nga Serie A po transferohet në Arsenal

14:44 | 26 Janar 2019

Ivan Perisic po largoht nga Inter.

Arsenali ka bërë kontaktet e para për mundësinë e transferimit të Ivan Perisic nga Interi.

Topçinjtë dëshirojnë që ta sjellin yllin kroat në “Emirates Stadium” në formë të huazimit me mundësi blerje për 40 milionë euro.

29-vjeçari ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2022, mirëpo spekulohet se lojtari është i hapur për një largim nga “San Siro” , transmeton Express.

Perisic është pjesë e Interit që nga viti 2015, kur erdhi nga Wolfsburg, dhe deri më tani ka shënuar 34 gola në 142 paraqitje me fanellën zikaltër.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë që skuadra ka nevojë për transferime, dhe tani londinezët i kanë vënë syrin Perisicit.

Komento: