E kërkoi me ngulm Milani, ylli i madh po transferohet në Francë

21:30 | 30 Qershor 2019

Sipas asaj që është raportuar nga Corriere dello Sport sot, mbrojtësi i Sampdoria, Joachim Andersen po afrohet më pranë një lëvizje në Ligue 1 te ekipi i Lyon.

Ai është kërkuar me ngulm nga MIlani, por duket se ai do t”i refuzojë rossonerët, përcjell ORAinfo.

Mbrojtësi danez, i cili u kërkuar nga AC Milan, si dhe Arsenal dhe Tottenham Hotspur, duket se po largohet nga klubi dhe skuadra e Ligue 1 është e gatshme të vendosë 20 milion euro në tryezë për nënshkrimin e tij./ORAinfo/

Komento: