E kërkoi Milan, e rrëmben Arsenali

15:20 | 13 February 2019

Është njëri ndër futbollistët më të kërkuar në Evropë.

Arsenali dhe trajneri i tyre, Unai Emery, vazhdojnë të ndjekin me interes Nicolo Barellan.

Gjatë takimit të fundjavës mes Milanit dhe Cagliarit, e luajtur në “San Siro”, vëzhgues të ekipit londinez ndoqën nga afër mesfushorin e Cagliarit.

Barella është një lojtar i cili ndiqet edhe nga shumë ekipe të tjera në Serie A e më shumë nga MILANI, ndërsa Chelsea në janar bëri një ofertë për të, por që u refuzua nga vetë lojtari.

Barella shihet nga Emery si përforcimi ideal për mesfushën, ndërsa do të ishte një investim i rëndësishëm edhe për të ardhmen, duke parë moshën e talentit italian, i cili është 22-vjeçar.

Komento: