E kërkoi Milan e United, Fernandes transferohet atje ku nuk e ka pritur askush!

19:37 | 22 Gusht 2019

Bruno Fernandes ishte kërkuar nga Manchester United dhe Milan, por tani ai duket se do ta vesh fanellën e Real Madridit.

Gazeta ‘AS’ raporton se enjten se mesfushori portugez i Sportingut të Lisbonës, Bruno Fernandes i është ofruar Real Madridit.

Sportingu është duke shikuar të shes Fernandesin 24-vjeçar, derisa vlera e tij të jetë ende e lartë. Krerët e klubit portugez i kanë ofruar Fernandesin skuadrës mdrilene për 70 milionë euro.

Fernandes është kërkuar këtë verë nga Manchester Unitedi e Tottenhami. Mirëpo, dështoi transferimi i tij në Premier League.

Ylli i Sportingut stinorin e kaluar impresionoi duke shënuar 32 gola dhe asistuar 18 sosh në 53 ndeshje në të gjitha garat. Ai ishte golashënuesi i dytë më i mirë në elitën e Portugalisë me 20 gola, tri më pas se Haris Seferoviqi i Benficas.

Komento: