E kërkoi Milani, super-lojtari nënshkruan me klubin tjetër

22:31 | 28 August 2022

Objektivi i ri i AC Milan, Raphael Onyedika ka nënshkruar për Club Brugge në një marrëveshje të përhershme, duke i dhënë fund çdo mundësie për t’u bashkuar me kuqezinjtë.

Transferimi u njoftua nga kampionët belg të dielën dhe mesfushori nigerian ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027, përcjell ORAinfo.

Milani ishte shumë serioz për blerjen e tij nga FC Midtjylland në fillim të muajit, por ata kishin më shumë se një ofertë të refuzuar nga pala daneze.

Një ofertë ishte për 4 milionë euro dhe shpejt u bë e qartë se FC Midtjylland donte të merrte të paktën dyfishin për mesfushorin.

21-vjeçari ka qenë në ekipin e parë që nga viti 2020, por kaloi një vit në huazim te Fredericia. Ai shihet si një talent shumë premtues për të ardhmen dhe Club Brugge mund të jetë një hap shumë më i mirë për të.

Milani e kishte kthyer tashmë vëmendjen e tyre në objektiva të tjerë si Jean Onana i Bordeaux./ORAinfo/

Komento: