E kërkoi Milani, ylli i madh po përfundon te Liverpooli

14:45 | 08 Prill 2019

Depay është duke u kërkuar nga shumë skuadra.

Memphis Depay është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion. Sulmuesi holandez ka shkëlqyer me fanellën e Lyonit ku ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar 14 asistime.

Ka qenë vetë holandezi që ditë më parë ka deklaruar se dëshiron një klub më të madh se Lyoni.

Tani është skuadra angleze Liverpool që ka shprehur interesim për transferimin e Depayt në Anfield.

Daily Mirror ka shkruar se The Reds janë gati të futën në bisedime me Lyonin. Për yllin holandez ishte i intersuar edhe Milani.

Lyon është gati ta lë të lirë lojtarin të largohet në drejtim të një skuadre më të madhe, por kërkon së paku 45 milionë euro.

Në rast transferimi te Liverpooli për Depayn do të ishte rikthim në Ligën Premier pasi më parë ka qenë pjesë e Manchester United.

Komento: