E kërkoi në Milani, përfundon në Premiere League

21:06 | 27 March 2019

Tottenham Hotspur thuhet se ka hapur bisedime me Napoli për një marrëveshje për mesfushorin Amadou Diawara.

Sipas Nicolo Schira të Gazzetta dello Sport, Tottenham është vërtetë i interesuar në Diawara dhe bisedimet janë ‘në vazhdim’ me Napoli përcjell ORAinfo.

Partenopei i pagoi 14.5 milionë Bolonjes për 21-vjeçarin në verën e vitit 2016 dhe pritej të mbushë vendin e Jorginho në mesfushën e tyre.

Megjithatë, Guineani ka bërë vetëm tetë paraqitje në Serie A për shkak të preferencës së Carlo Ancelottit për një mesfushor të dyfishtë, me Allan, Piotr Zielinksi dhe Fabian Ruiz mbi atë në renditjen më të mirë. Diawaran po e kërkon edhe Milan./ORAinfo/

Komento: