E kërkoi Reali, Man Utd merr këtë vendim për Pogban

21:45 | 17 Qershor 2019

Manchester United ka marrë vendimin që ta mbajë ende në skuadër Paul Pogban.

Jugones ka bërë të ditur se Real Madridi tashmë ka marrë përgjigje nga Manchester United për mesfushorin, Paul Pogba.

Ani pse francezi tha se dëshiron të provojë një aventurë të re dhe se ka ardhur koha të largohet nga Man United, “Djajtë e Kuq” do të insistojnë deri në fund për ta mbajtur në “Old Trafford”.

“Real Madridit i është thënë se Pogba është i pashitshëm. Nuk duan ta shesin yllin e tyre, nuk duan që ai të largohet nga Old Trafford dhe tani për tani, Reali nuk do të bëjë asnjë lëvizje tjetër për Pogban”, tha José Luis Sánchez i Jugones.

Pogba është dëshira e madhe e Zinedine Zidane për mesfushën, pasi tashmë ka forcuar repartet tjera.

Zizu ka transferuar disa futbollistë në sulm; Hazard, Jovic dhe Rodrygo – kurse në mbrojtje janë blerë Ferland Mendy dhe Militao.

Komento: