E kërkoi Reali, ylli i madh përfundon te Arsenali

15:07 | 22 Maj 2019

Arsenali, thuhet se u shfaq si destinacioni më i mundshëm për mesfushorin e River Plate, Exequiel Palacios.

Argjentinasi konsiderohet si yll në Amerikën e Jugut dhe 20-vjeçari ka qenë i lidhur më parë me transferimin në Real Madrid, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, sipas Radio Continental, Arsenali është i gatshëm të përpiqet të arrijë një marrëveshje 18 milion funtesh për lojtarin gjatë dritares së transferimit të verës.

Raporti sugjeron se Real nuk ka më prioritet për një marrëveshje për Palacios, duke lënë derën hapur për Unai Emery për të forcuar qendrën e mesfushës së tij./ORAinfo/

Komento: