E kërkojnë Barcelona dhe Juventusi, por super-yllin po e transferon PSG-ja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E kërkojnë Barcelona dhe Juventusi, por super-yllin po e transferon PSG-ja

21:43 | 30 Janar 2019

Në këtë afat kalimtar, duket se Paris Saint-Germain do të bëjë një tranferim të madh.

PSG është duke tentuar të bëjë edhe një transferim të madh para se të mbyllet ky afat kalimtar.

PSG po e kërkon me ngulm transferimin e Matthijs de Ligt nga Ajaxi.

Pasi dështoi në transferimin e Frenkie De Jong (që kaloi te Barcelona), skuadra franceze e do mbrojtësin holandez.

Ajax ka bërë të ditur se mbrojtësi nuk do të largohet në këtë afat, mirëpo PSG dëshiron që marrëveshja të mbyllet tani, ndërsa prezantimi të ndodhë me të përfunduar ky sezon.

Parisienët janë të gatshëm të paguajnë 70 milionë euro për t’i marrë shërbimet e De Ligt.

Komento: