
Christian Eriksen është gati të vendosë për të ardhmen e tij.
Ai ka vendosur t’i jap fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij në Tottenham.
“Daily Mail” raporton se mesfushori danez është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re me Spurs.
Eriksen është aktualisht i lidhur me Tottenhamin deri më 2020, përcjell lajmi.
Por, me marrëveshjen e re ai do të jetë një prej futbollistëve më të paguar në klub me pagë me vlerë prej 230 mijë funte në javë.Danezi së fundmi ishte shfaqur si objektiv i Real Madridit dhe Juventusit.