Callum Hudson Odoi ishte lojtari të cilin e kërkonte Bayerni, por tani në këtë garë duket se janë futur edhe Liverpooli dhe Manchester Unitedi.
Në garë me gjigantin e Gjermanisë do të jenë edhe dy skuadrat e mëdha angleze, Liverpool dhe Manchester United.
United janë të gatshëm të sfidojnë Bayernin për nënshkrimin e Hudson Odoi.
Talenti i Chelsea ka vazhduar që të mos vendos nënshkrimin e tij në vazhdimin e kontratës me Chelsea, kontratë e cila skadon në vitin 2020.
Bayern Munich që dërgoi tri oferta zyrtare për lojtarin gjatë afatit të janarit, tashmë do të përballet me kompeticion nga Manchester United dhe Liverpool.