E kërkonte gjysma e Evropës, por ylli zgjedh klubin e madh të Serie A – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E kërkonte gjysma e Evropës, por ylli zgjedh klubin e madh të Serie A

19:14 | 30 Maj 2019

Ai do të nisë fazën përgatitore me Inter.

I tha jo Lyon-it dhe Barcelona-s, Lucien Agoume ka zgjedhur Interin.

Zikaltrit do të paguajnë 4.5 milionë euro për talentin e lindur më 2002.

Një shifër relativisht e ulët jo për shkak të vlerës së tij, por sepse ai së fundmi i ka thënë Sochaux se nuk do të rinovonte kontratën e cila skadon më 2020.

Agoume kërkohet nga gjysma e Evropës dhe ka zhvilluar 15 ndeshjen në Ligue 2 dhe në Kupën e Francës, jo keq për një 17-vjeçar.

Ai mund të luajë përpara mbrojtjes, por edhe pak më i avancuar në mesin e fushës dhe në Francë e quajnë Pogba i ri.

Ai do të nisë fazën përgatitore me Inter përpara se trajneri i ri Antonio Conte të vendosë nëse do ta mbajë me skuadrën e parë apo do ta huazojë diku.

Komento: