E kërkonte Real Madrid, Leverkusen rrëmben yllin e madh

19:59 | 16 Dhjetor 2019

Bayer Leverkusen ka bërë një lëvizje të madhe në formacionin e futbollistëve.

Klubi ka arritur që të sigurojë shërbimet e lojtarit që kërkohej nga Real Madrid.

Anëtari i River Plate, Exequiel Palacios, ka arritur marrëveshje me skuadrën e njohur nga Bundesliga, Bayer Leverkusen, transmeton lajmi.

Ylli argjentinas më parë është lidhur me një kalim të mundshëm në La Liga, saktësisht tek skuadra e Real Madrid.

Palacios do të kalojë tek Leverkusen gjatë merkatos së janarit. Ai ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare.

Komento: