E kishte refuzuar për fanellë, por gjermani e bëri Ronaldon të pendohej

22:27 | 19 Qershor 2021

Karma sulmon brutalisht CR7: Kishte injoruar keq yllin gjerman kur ia kërkoi fanellën, sot u mbajt në xhep të vogël ai.

Robin Gosens njëherë kishte kërkuar fanellën nga Cristiano Ronaldo, pas një ndeshjeje mes Atalantas dhe Juventusit.

Pesë herë ‘Topi i Artë’ madje as që e shikoi gjermanin në sy, teksa i tha jo.

”Isha totalisht i turpëruar,” shkroi më vonë Gosens në autobiografinë e tij. ”U largova duke u ndjerë i vogël,” transmeton Periskopi.

Takimi i tij i fundit me Ronaldon shkoi shumë më mirë.

Në fakt, ai u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’, teksa Gjermania mposhti Portugalinë 4-2 në ndeshjen e dytë të grupit në Euro 2020.

Komento: