
Pas shumë aludimeve dhe spekulimeve, më në fund vjen konfirmimi nga çifti i shumë përfolur.
Reperi i njohur Capital T ka pozuar për herë të parë publikisht me partneren e tij, modelen e njohur Adrola Dushi, shkruan IndeksOnline.
Fotoja romantike, e realizuar në mes të qytetit nën dritat e natës, i tregon të dy shumë të afërt dhe të buzëqeshur, duke reflektuar një harmoni të dukshme mes tyre.
Krahas imazhit, artisti ka zgjedhur një përshkrim domethënës: “I don’t speak much about ëhat matters. I just hold it close.” Një fjali që duket se flet shumë për mënyrën si ai e ka mbajtur private këtë histori deri më tani.

Prej kohësh përflitej për një lidhje mes dyshes, por asnjëri nuk kishte bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë. Ky postim shihet si “vula” zyrtare e romancës së tyre.
