Agjenti i talentit turk konfirmon ofertën e Milanit.
Milani ka vënë në shenjestër Abdulkadir Omur, mesfushorin turk të Trabzonspor.
Në atdhe konsiderohet si një nga talentet më të mirë në qarkullim.
Siç shkruan Corriere dello Sport, sipas mediave lokale, drejtuesit e Milan kanë dërguar një ofertë klubit turk.
Lajmin e ka konfirmuar edhe agjenti i tij George Gardi:
“Omur dizenjon futboll, është një lojtar që transmeton emocione. Është një trekuartist me teknikë impresionuese, kapiten i Trabzonit. Mund të bëjë një karrierë të rëndësishme. Nuk është vetëm një talent, një lojtar, por një simbol. Është sikurse në Itali të flisnim për dikë me vlerën e Baggio-s, Totti-t, Del Piero-s. Ta heqësh nuk është e lehtë dhe e ka thënë edhe Presidenti i Trabzonspor: janë refuzuar oferta të rëndësishme për të në këtë merkato”.
Milani nuk është i vetmi klub italian i interesuar për Abdulkadir Omur.
Mes klubeve italiane të interesuar për këtë talent, ka dalë edhe emri i Atalantes.
Djali që vetëm në moshën 11 vjeçare ka debutuar me Trabzonspor ia ka dalë të tërheqë vëmendjen e shumë klubeve të rëndësishme europiane dhe klubi turk nuk ka plan ta lërë të ikë për shuma poshtë 25 milionë eurove.
Sipas Corriere dello Sport oferta e parë kuqezi ka qenë 20 milionë euro.