
Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë konfirmohet me koronavirus.
Një nga 11 të infektuarit sonte me koronavirus është zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë.
Kjo është konfirmuar për kohën nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Sipas saj, ai është zyrtar i Divizionit të Financave.
Deri sot në vend janë infektuar 895 persona nga koronavirusi, ndërkaq janë shëruar 657 raste dhe 28 persona kanë vdekur.