E konfirmon Allegri: Këta dy lojtarë nuk largohen nga Juventus

09:39 | 13 Janar 2019

Juventus nuk pritet t’i largoj nga ekipi Leonardo Spinazzola dhe Moise Kean.

Trajneri i Juventusit, Maxi Allegri, ka bërë me dije se Leonardo Spinazzola dhe Moise Kean nuk do të largohen nga skuadra.

Trajneri italian llogaritë në të dy lojtarët, andaj ata do të qëndrojnë në skuadër deri ën fund të sezonit.

“Spinazzola ka bërë paraqitje tqë mirë, duke llogaritur se ishte e para për të”, tha Allegri, përcjell lajmi.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, veçanërisht kur Juan Cuadrado është i lënduar.

“Poashtu edhe Kean është në planet e tona, andaj dua që ata të vazhdojnë me ne dhe të punojnë edhe më shumë”, ka shtuar më tej trajneri i Juventusit.

Komento: