E konfirmon Fabrizio Romano, Milan transferon mbrojtësin 45 milionësh

18:30 | 01 Shkurt 2026

Milan ka gati goditjen përfundimtare për merkaton e janarit.

Skuadrat e mëdha europiane nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton aktuale.

Mes skuadrave më aktive është edhe Milan me drejtuesit që kanë siguruar transferimin e Matetas nga Crystal Palace dhe tani kanë gati edhe goditjen përfundimtare.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, ka zbuluar se Allegri i ka kërkuar drejtuesve të Milanit me çdo kusht afrimin e një mbrojtësi dhe se Rosonerët janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes.

Sipas Fabrizio Romanos, Milan është pranë marrëveshjes me Chelsea për huazimin e Axel Disasi, i cili nuk bën pjesë në planet e Bluve të Londrës.

Chelsea e bleu francezin për 45 milionë euro në vitin 2023, ndërsa Milan do të ketë opsion blerjeje për rreth 20 milionë euro.

Komento: