E konfirmon Guardiola, ylli i madh mungon për më shumë se një muaj

16:52 | 22 Janar 2021

De Bruyne pritet të mungojë për më shumë se një muaj.

Pep Guardiola ka mundësi të jetë pa tre lojtarë kryesorë për udhëtimin në Kupën e FA ndaj Cheltenham.

Në konferencën për shtyp të mbajtur sot, Guardiola e konfirmoi se De Bruyne do të mbetet jashtë fushave të blerta për katër deri në gjashtë javë.

Në anën tjetër, tekniku spanjoll s’do të mund të llogarisë në Sergio Agueron, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Gjithashtu, Kyle Ëalker ka pësuar një dëmtim në mesjavë, kështu që është në dyshim nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Manchester City luan nesër ndaj Cheltenham në kuadër të Kupës FA me fillim nga ora 18:30.

Komento: