E konfirmon Lutfi Haziri: Nesër nënshkruhet marrëveshja me VV-në

19:48 | 01 Shkurt 2020

Nesër pritet të ënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje mes LDK-së e VV-së.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar ekskluzivisht për Mediafokus se të dielën do të arrihet marrëveshja.

“Të hënën duhet me shku me e zgjedh Qeverinë. Angazhimet janë të mëdha. Besoj që nesër arrihet marrëveshja”, ka thënë Haziri për Mediafokus.info.Gjatë ditës, u raportua se Glauk Konjufca do të jap dorëheqje si pjesë e marrëveshjes LDK-Vetëvendosje për bashkëqeverisje dhe në krye të Kuvendit do të vije Vjosa Osmani.Ndryshe, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Republikës para një muaji, ku pos deputetëve të Vetëvendosjes, u votua edhe nga ata të LDK-së.

Komento: