
Pasditen e sotme, një person u gjet i pajetë në një veturë ne lagjen Veternik të Prishtinës. Lajmin për Kanal 10 e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar një informacion se një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture në Veternik. Vdekjen e viktimës, mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Pllana për Kanal 10.
Policia së bashku me prokurorin e shtetit, kanë filluar hetimet mbi vdekjen e viktimës dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminimet që do të ndihmojnë sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Është raportuar se dyshohet për vetëvrasje, por Policia nuk ka dhënë ende një konfirmim zyrtar për shkakun e vdekjes nëse është apo jo një situatë e tillë. Kanal 10 do të ju mbajë të informuar rreth ngjarjes për të cilën ka ndodhur./Gazeta10
Vdekje e dyshimtë në dalje të Prishtinës, Policia në terren me forca të shtuara