E konfirmon policia: Një i pla*gosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

21:38 | 03 January 2025
e-konfirmon-policia:-nje-i-pla*gosur-nga-te-shtenat-me-arme-zjarri-ne-prishtine

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

Ai se rrreth orës 19:00, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë.

“Rreth orës 19:00, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën  “Mine Peza” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur  nga arma e  zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka identifikuar  një të dyshuar të  përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura,  ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Borovci për Front Online.

Komento: