Në një aksident të rëndë trafiku tre persona kanë humbur jetën.
Tre të vdekur dhe një i lënduar kanë mbetur të vdekur në një aksident në rrugën e Duhlës.
Për klankosova.tv e ka konfirmuar nga vendi i ngjarjes Shefi i Njësisë së Trafikut Rajonal të Prizrenit, Afrim Syla.
“Nga aksidenti janë tre viktima, ende të paidentifikuar, ndërsa i lënduar është një person. Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe veture Golf 7.
Shoferi i kamionit është në tretman mjekësor me urdhër të Policisë. Të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe ekipet emergjente”.
Viktimat janë shoferi i veturës dhe dy pasagjerët.