Personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë do të jenë pjesë në tavolinën e bisedimeve me Serbinë në Bruksel.
Hashim Thaçi tha se para gazetarëve se tema e parë që do të diskutohet në dialogun e fazës finale në mes të Kosovës dhe Serbisë është çështja e të pagjeturëve.
“Nga ajo çka jam informuar nga ekipi negociator i Kosovës, çështja e personave të zhdukur do të jetë pika e parë që do të diskutohet dhe kjo tani më është zyrtare”, tha Thaçi para mediave.
Në Kosovë të pagjetur nga lufta e viteve 1998-1999 konsiderohen rreth 1600 persona.