Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka konfirmuar përfundimisht edhe vetë se Marco Rubio, senatori republikan floridas, është i nonimuari i tij për postin e top-diplomatit në Departamentin amerikan të Shtetit.
Këtë e bëri të ditur Trump në rrjetin e vet social “Truth” ku dha edhe një skicë të biografisë të të nominuarit e tij për postin e kryediplomatit.
“E kam nderin e madh të njoftoj se Senatorin Marco Rubio, e nominoj për të qenë Sekretar Shteti. Marco është një lider shumë i respektueshëm, dhe një zë i fuqishëm i lirisë. Do të jetë avokues i madh i kombit tonë, mik i njëmendtë i aleatëve tanë, luftëtar sypatrembur i cili kurrë s’do sprapset prej kundërshtarëve tanë”, ka shkruar Trump.