E konfirmon Zëdhënësi i VV’së: S’ka takim sot me LDK’në

11:29 | 15 Dhjetor 2019

Ndonëse u paralajmërua, sot LDK e VV nuk do të takohen.

Pas dy takimeve radhazi, LDK dhe LVV nuk do të takohen sot. Këtë e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Edhe pse ka më shumë se dy muaj që kanë përfunduar zgjedhjet në Kosovë, dy partitë nuk kanë arritur ta gjejnë gjuhën e përbashkët për të formuar një koalicion.

Marrëveshja nuk është arritur as pas pothuaj dy muajve bisedimesh e harmonizimi qëndrimesh, ku dy subjektet u pajtuan për të gjitha çështjet lidhur me programin qeverisës.

Komento: