E kritikoi për përshëndetjen ushtarake, Vedat Muriqi kapet me një komentues

18:19 | 01 Mars 2020

Vedat Muriqi po përballet me kritika për shkak të përshendetjes ushtarake që bëri pas golit ndaj Alanyasporit.

Muriqi jo vetëm që nuk pendohet për mënyrën e festimit të tij ndaj Alanyasporit, teksa kërkoi vetë që të bënte një përshëndetje për luftëtarët turq që po japin jetën në Siri, por në deklaratën për mediat do të shprehej: “Këta janë heronjtë tanë”.

Ndërkohë nga ana tjetër ky reagim nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët, që kërkojnë mbajtjen e identitetit nga ana e Muriqit. Por ky i fundit nuk e ndryshoi për asnjë moment qendrimin e tij, aqsa i përvishet edhe një komentuesi në rrjetet sociale.

Martin Berisha shkruan në Tëitter se u shpjegua edhe njëherë se përse Kosova nuk është Kombëtare, pasi luajnë shqiptarë, turq duke iu referuar Muriqit dhe shumë shpejt edhe serb.

Ndërkohë reagimi i sulmuesit të Fenerbaces ka qenë: “Kjo ishte shenjë respekti për shtetin ku jetoj, dhe që kam fituar gjithçka që kam sot, kultura dhe karakteri i një shqiptarit është me respektu ditën e zi atij vendit që jeton. Ta dish ti se çfarë respekti kanë turqit për ne shqiptarët e kishe fshirë komentin”.

Komento: