Legjenda e Romes, Daniele de Rossi e ka bërë Boca Juniors klubin e dytë të karrierës së tij pas largimit nga Giallorossët.
36-vjeçari bëri mbi 600 paraqitje për klubin e Serie A gjatë 19 viteve, duke e bërë atë lojtarin e dytë më të përdorur të të gjitha kohërave pas ish-bashkëlojtarit, Francesco Totti,përcjell ORAinfo.
Ish-mbrojtësi italian ka nënshkruar një kontratë afatshkurtër me Boca Juniors, të cilët kanë mundur të dyja skuadrat Parma dhe MLS, LAFC në nënshkrimin e tij./ORAinfo/