E kryer: Sulmuesi i madh zbarkon te Milani të dielën mbrëma

20:04 | 09 Korrik 2021

Oliver Giroud sulmuesi i ri i Milanit, në fundjavë zbarkon në Itali.

Oliver Giroud do të jetë sulmuesi i ri i Milanit. Klubi italian ka arritur marrëveshjen me Chelsea, që do të përfitojë 2 milion euro (1+1) për kartonin e 34-vjeçarit francez.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira dhe nuk ka pasur probleme për gjetjen e akordit final. Mediet italiane raportojnë se Giroud do të zbarkojë në Milano të dielën në mbrëmje.

Të nesërmen (e hënë) do të kryhen kontrollet mjekësorë, dhe më pas prezantimi e firma në kontratën e re. Kampionin e botës e pret një kontratë 2-vjeçare, ndërsa rroga e tij do të jetë 4 milion euro në sezon.

Komento: