
Trajneri Zinedine Zidane ka arritur marrëveshje në parim me Federatën Franceze për të zëvendësuar Didier Deschamps.
Zidane e ka refuzuar stolin e disa klubeve të mëdha evropiane që kur u largua nga Real Madridi në vitin 2021, pasi kishte plan për t’u bërë përzgjedhës i Francës.
Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se marrëveshja mes dy palëve është kompletuar.

“E kryer, Zinedine Zidane arrin marrëveshje me Federatën e Francës së Futbollit”.
“Zidane pritet ta marrë drejtimin e Kombëtares së Francës menjëherë pas Kupës së Botës 2026”, raporton ndër të tjera ai.
Deschamps ka informuar Francën se do të largohet pas Kupës së Botës, derisa Zidane gjithnjë ka qenë i preferuari i Federatës.
Zidane mbetet trajneri i vetëm në historinë e futbollit që ka fituar tre herë radhazi Ligën e Kampionëve me Real Madridin./Telegrafi