E la pa shenja jete këmbësorin në Pejë, ja çfarë ka ndodhur me shoferin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

E la pa shenja jete këmbësorin në Pejë, ja çfarë ka ndodhur me shoferin

23:09 | 11 Maj 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në Pejë.

Këmbësori i moshës rreth 70 vjeçare ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura në Pejë.

Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.

“Ju informojmë se me datën 11.05.2019, rreth orës 20:45, në rrugën ‘Eliot Engell’ në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në këtë aksident ishin të involvuar një automjet dhe një këmbësor (viktima). Viktima e aksidentit një person mashkull, i moshës rreth 70- vjeçar, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi i dyshuar F.N. i (lindur) 1998, është arrestuar dhe i njëjti me urdhër te prokurorit të shtetit dërgohet ne ndalim policor.

Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.

Hetuesit e Trafikut Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, dhe me urdhër të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!