Duket se Philippe Coutinho do të largohet nga Barcelona.
Braziliani nuk po arrin ta gjej veten te skuadra katalonase, andaj këta të fundit e mendojnë ta shesin e atë.
Leo Messi siç duket po insiston që ta mbajë atë në skuadër, ku mbrëmë edhe i la penalltinë në fitoren 6 me 1 ndaj Sevillës në kuadër të Kupës së Mbretit.
Coutinho tha se ajo gjë nuk ishte e planifikuar, por kjo gjë tregon se sa njeri i mirë është argjentinasi.
“Nuk ishte diçka që e kemi planifikuar, ishte një gjest i mirë nga ana e tij”, ka thënë braziliani pas ndeshjes.
“Veprimi i tij tregon se sa njeri i mirë është ai (Leo Messi)”, ka shtuar më tej Coutinho.